Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për keqmenaxhimin me pandeminë Covid-19. Ai tha se kryeministri Avdullah Hoti, më shumë ka shkuar në Bruksel se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në QKUK. Kjo tregon për përkushtimin e kësaj Qeverie:, ka thënë ai. Haxhiu ka kritikuar edhe ish-qeverisjen Kurti, për menaxhimin e pandemisë. Ai ka thënë se prej fillimit të pandemisë e deri tani, mund të flitet vetëm për pasojat që ka lënë keqmenaxhimi nga Qeveria Hoti dhe ish-qeveria Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …