leoni

Bekim Haxhiu: Opozita e ka të vështirë të mbajnë qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit Kurti

Bekim Haxhiu: Po paraqitet rrejshëm rënia e numrit të rasteve me Covid-19, duke zvogëluar testetimet

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është duke e zvogëluar numrin e testeve për Covid-19 që bëhen brenda një dite. Haxhiu në rrjetin social ka shkruar se kjo është duke ndodhur për shkak se Ministria e Shëndetësisë dëshiron ta paraqes “rrejshëm rënien e numrit të rasteve me Covid-19”. “Nga 5,502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4,351 teste RT-PCR, apo 1,151 më pak teste. Nëse MSH dëshiron rrejshëm me zvogëluar numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bë një vit me parë dhe ju dalin vetë nga 5-6 raste pozitive”. “MSH mos të ndërhyjë në punën e IKSHPK-së. Pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e testimeve, por duke rritur numrin e të vaksinuarve”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …