leoni

Bekim Haxhiu: Në këtë ditë feste për Drenicën mungesa e çlirimtarëve që po mbahen në Hagë ndihet edhe më shumë

Bekim Haxhiu: Në këtë ditë feste për Drenicën mungesa e çlirimtarëve që po mbahen në Hagë ndihet edhe më shumë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në 22-vjetorin e çlirimit të Skenderajt ka përmendur luftën heroike të UÇK-së kundër forcave serbe edhe kontributin për lirinë e vendit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. “Kjo ditë shënon fundin e luftës heroike të UÇK-së kundër forcave serbe. Lufta e pashembullt heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë trimave që luftuan ndër breza kulmoi me fitoren e lirisë dhe shporrjen njëherë e përgjithmonë të Serbisë nga Kosova. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dëshmorët, martirët, të gjithë ata që ranë në luftë kundër Serbisë. Në këtë ditë feste mungesa e çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë ndihet edhe më shumë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët që janë sot në Hagë ishin kontribues të devotshëm për lirinë e Kosovës. Në këtë ditë ju shprehi mirënjohje të veçantë të gjithë atyre trimave të Drenicës dhe atyre që erdhën në Drenicë për të luftuar edhe nga zonat tjera e që janë të shumtë duke qëndruar stoik në istikame. Shumë nga ta u vranë, disa u plagosën e disa jetojnë me lavdinë që do t’i përcjellë gjithë jetën e tyre. Gëzuar Ditën e Çlirimit Drenicë, vendi im, nga më i fundit që pe dritën e lirisë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …