Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar që urgjentisht Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të thirret për raportim në Kuvendin e Kosovës ose të informojë Komisionin Parlamentar për Shëndetësi rreth kontraktimit të vaksinave anti-Covid. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Haxhiu deklaroi se në këtë kohë ministri Vitia duhet të raportoj çdo dy javë, e jo një herë në 4 muaj. “Nuk ka plan për raportim të ministrit. Këtë kohë të pandemisë mendoj që ministri do të duhej të raportonte çdo dy javë, por në 4 muaj me raportu 1 herë është shumë pak. Unë propozoj që ta ftojmë ministrin Arben Vitia për raportim në Kuvend ose për njoftim të komisionit rreth procesit për kontraktim të vaksinave”, ka thënë ai. “Nuk kam prit që plani i punës ka me qenë më i mirë se programi i qeverisë. Kur kemi një program të qeverisë të dobët sigurisht që kemi me pas edhe një plan të punës”, tha Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …