Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu komentoi vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, me ç’rast tha se Kurti ka thyer premtimet që ka bërë ndër vite. “Nga “jo negociata, Vetëvendosje, kemi kaluar në një fazë po negociata, jo vetëvendosje, pra kjo është nëse e marrim me terma të shkurtë”, tha Haxhiu. Deputeti i PDK-së tutje e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se ai po i ikë përballjes në Kuvend me deputetët. Haxhiu tha se shpreson që kryeministri Kurti pas vizitës në Bruksel, do të raportojë në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …