Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia , i cili tha se tashmë ka konfirmime nga kompanitë e tjera për vaksina shtesë anti-Covid. Haxhiu përsëri shfaqi dilemat e tij, ku i kërkoi ministrit Vitia të tregojë se në cilat kompani është përcaktuar. ”Dy dilema i le në këtë paraqitje, mendoj që duhet t’i sqarosh. Thatë se ”jemi në kontakt edhe me disa kompani të tjera”: Në mundësi nuk janë 100 kompani që e ofrojnë këtë vaksinë, janë dy-tri. Dy shumë kredibile, dy tjera shumë diskutabile. Prandaj pak më shumë informata për qytetarët, me ditë se a je me PFIZER apo SPUTNIK, apo vaksinën kineze të cilën po e ofron. Plani i vaksinimit, ministri paraprak do të kishte ndihmu, sepse plani i vaksinimit ka qenë veçse i përgatitur qysh më herët nga IKSHPK”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …