Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu i cili gjatë zgjedhjeve lokale të fundit pas tërheqjes së kandidatit të PDK-së në Skenderaj për mos të garuar kundrejt kandidatit të pavarur Bekim Jasharit është angazhuar dukshëm për t’i ndihmuar kandidimit të Jasharit. Por dje Dega e PDK-së në Skenderaj drejtuar nga Sami Lushtaku e ka shkarkuar Haxhiun nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie. Ndërsa ky i fundit nuk e ka pranuar këtë vendim duke konsideruar së ai është zgjedhur me vota dhe gjithashtu është anëtarë i kryesisë qendrore të kësaj partie. Haxhiu ka thënë që PDK nuk është dinasti e askujt. Përndryshe pos tij nga dega e Skenderajt nga kjo parti janë shkarkuar edhe 7 asamblist të PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …