Bekim Haxhiu: Opozita e ka të vështirë të mbajnë qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit Kurti

Bekim Haxhiu: Opozita e ka të vështirë të mbajnë një qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit, Albin Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka thënë se partitë opozitare e kanë të vështirë të mbajnë një qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Haxhiu ka theksuar se ka kjo vështirësi e opozitës, dhe jo vetëm e PDK-së, paraqet një sfidë në raport me veprimet e kryeministrit dhe menaxhimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe procesin e dialogut Kosovë- Serbi në përgjithësi. “Problemi është, se e para jo vetëm PDK-ja por opozita në tërësi e ka pak vështirësi që të ketë një qëndrim konstant kundër veprime jokonstante të kryeministrit dhe veprimeve atë hov të tij me situatën në veri dhe menaxhimin e procesit të dialogut në tërësi”, ka thënë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …