Bekim Haxhiu, deputeti nga radhët e PDK-së, ka folur rreth asaj se a do t’i bashkohet kjo parti koalicionit që është tani në Qeverinë e vendit. “PDK do të jetë aty ku do partia dhe ku do votuesi i saj, dhe jo ku të tjerët e rreshtojnë. Ajo është në shërbim të qytetarëve”. “PDK është duke bërë më të mirën brenda Kuvendit për qytetarët e Kosovës, nuk e shohim veten për t’u bërë pjesë e asnjërës palë, as të LDK-së dhe as të Vetëvendosjes, ashtu si e them unë të qeverive të mashtrimit”. “Ne e shohim vetën në opozitë, dhe llogaridhënien për situatën e tanishme qytetari duhet ta kërkojë nga ato parti”. “Nuk po shoh që është duke bërë ndonjë punë e mirë, si kjo si ajo qeveria tjetër nuk është se kam parë se kanë bërë diçka”, ka theksuar ai. Haxhiu ka thënë se nëse Vetëvendosja e ka zhvendosur miqësinë me SHBA-në përgjegjësia i takon LDK-së për këtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …