Bekim Haxhiu: Opozita e ka të vështirë të mbajnë qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit Kurti

Bekim Haxhiu: Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte ministrin, Arben Vitia

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që ta arrestojë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo thirrje e Vitisë vjen pas “skandalit” të pretenduar nga ai për vaksinat “AstraZeneca”, që ai thotë se kanë qenë me afat të shkurtër të përdorimit. Këto vaksina kishin ardhur si donacion nga Norvegjia. “Dhe sot për këtë skandal Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE”, ka shkruar ai. Sipas tij, po të punonte MSH edhe gjatë ditëve të vikendit, këto vaksina do të administroheshin.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …