Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë, lidhur me vendimin për të punësuar mbi 1000 punonjës shëndetësorë. “Qeveria Kurti po e dëshmon se është e paaftë. Veprimet e saj janë paradoksale dhe hipokrite. Në këtë kohë para zgjedhjeve lokale shfrytëzon pandeminë për të punësuar 1000 militantë partiakë. Kur them se janë hipokrit ua rikujtoj se është po kjo Qeveri që nuk ua kishte vazhduar kontratat 360 infermierëve që ishin me një vit përvojë pune në kujdesin ndaj pacientëve. Është po kjo Qeveri që ua ndaloi shtesat në pagë profesionistëve shëndetësorë, stafit mbështetës, inspektoratit dhe policisë! Ndërsa tani kur vetëm në 7 ditët e fundit janë regjistruar 9.218 raste pozitive dhe 21 vdekje nga COVID-19, Qeveria Kurti bën veprimin më skandaloz e të turpshëm ku planifikon punësime të militantëve politik për qëllime elektorale”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …