Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë se po dëmton bizneset e vogla, ndërsa ka thënë se përse Kurti nuk po e sjellë projektligjin për ndryshimin e TVSH për produkte bazike siç ka premtuar. Haxhiu ka përmendur shembullin nga vendosja e çmimeve tavan për derivatet e naftës, ndërsa nuk ka pasur asnjë ndikim në uljen e çmimeve, përkundër siç ka thënë Haxhiu janë legjitimuar ngritjen e çmimeve. “Ne kemi një shembull për tavanin e çmimeve për derivatet e naftës, çka ka ndikuar asgjë, ka ndikuar në legjitimuar ngritjen e çmimeve. Vetëm ka ndikuar që disa biznese të vogla të falimentojnë dhe disa të tjera në prag të falimentimit “, ka thënë Haxhiu. “Kemi dëgjuar kryeministrin në vazhdimësi që mbanë ligjërata me terminologji të ndryshme në Kuvend, por efekti i tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve është zero.
