Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për t’i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësi në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë Kurti, sipas tij për nxitjen e armiqësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe mos-menaxhimit të pandemisë Covid-19. Ai ka kritikuar Vetëvendosjen për sipas tij tendencën e prishjes së raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pikërisht nga ata që ai thotë se erdhën në pushtet me proklamimin e bashkimit kombëtar. “Nxitja e një debati të tillë po bëhet me qëllim nga Qeveria Kurti për të mbuluar skandalet dhe dështimin në qeverisje, dështimin në procesin e vaksinimit, dështimin në mbështetje të profesionistëve shëndetësor, policëve,mësimdhënësve e zjarrfikësve”, ka shkruar ai. Sipas tij vëmendja kryesore e Vetëvendosjes do të duhej të ishte te menaxhimi i pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …