Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta i ka nderuar martirët e Polacit dhe dëshmorin e kombit, Shefqet Kerolli. “Bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bëmë homazhe tek varri i dëshmorit, Shefqet Kerolli, në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë. Sot gjithashtu nderuam edhe martirët e fshatit Polac, të rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët dhe martirët e lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …