Bekim Jashari: Dëshmorët e kombit janë meritorët absolut të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Bekim Jashari: Dëshmorët e kombit janë meritorët absolut të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kryetari i komunës se Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë sot homazhe në 20 – vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Nasuf Goxhuli, Naim Xani e Liman Koca. Ai ka thënë se dëshmorët e atdheut janë meritorët absolut të lirisë se vendit. “Dëshmorët e kombit janë meritorët absolut të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Me respekt të veçantë përkujtojmë 20 – vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Nasuf Goxhuli, Naim Xani e Liman Koca, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Lavdi e përjetshme heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …