Bekim Jashari: Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që liria po vjen

Bekim Jashari: Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që liria po vjen

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rasin e 23 vjetorit të sulmit të dytë mbi familjen Jashari nga forcat serbe. “Sot, për nderë të përvjetorit të 23-të të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe bashkë me motren Besarten dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, asambleistë, zyrtar komunal e qytetarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bëmë homazhe në shenjë ndërimi për luftën heroike të familjes Jashari. Disfata që pësoi 23 vite me parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë që Liria po vjen.
Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit. Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrren tonë shekullore për Liri e Pavarësi!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …