Bekim Jashari: Edhe pas një shekulli, heroi kombëtar Ahmet Delia, pa titullin e merituar “Hero i Kosovës”

Bekim Jashari: Edhe pas një shekulli, heroi kombëtar Ahmet Delia, pa titullin e merituar, “Hero i Kosovës”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare kryetarit Thaçi, që në bazë të kompetencave kushtetuese të tij, t’i ndajë titullin “Hero i Kosovës”, Ahmet Delisë, një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare. “Edhe pas një shekulli, heroi kombëtar Ahmet Delia, pa titullin e merituar. Zyrtarisht i jam drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, që në bazë të kompetencave kushtetuese, si President i Shtetit, t’i ndajë titullin “Hero i Kosovës”, Ahmet Delisë, një ndër figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare, udhëheqësit të kryengritjeve anti-osmane, nismëtarit të kryengritjes së përgjithshme shqiptare në vitin 1912. Trimi Ahmet Delia ishte i pari që nisi rezistencën kundër pushtimit serb të Kosovës, në vjeshtën e po atij viti. Dhënia e titullit “Hero i Kosovës” për Ahmet Delinë, në prag të festave të nëntorit, është nderim për Drenicën, dhe gjithë sakrificën e dëshmorëve të kombit shqiptar”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …