leoni

Bekim Jashari: Emri i qytetit të Skenderajt tashmë është i shkruar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”

Bekim Jashari: Emri i qytetit të Skenderajt tashmë është i shkruar edhe në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”

Sot në Skenderaj u nda certifikata e hyrjes në Librin e Guinnes, ku kjo komunë ka hyrë nëpërmjet punimit të lules më të madhe në botë të stilit Origami e të punuar nga Arbnora Fejza – Idrizi.Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se emri i Skenderajt tash e tutje do të jetë i shkruar në librin e  Rekordeve Botërore. “Emri i qytetit tonë tashmë është i shkruar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”, për çka ndihemi krenarë, pas arritjes së madhe jetësore të znj.Arbnora Fejza-Idrizi, e cila ka thyer rekordin botëror që e mbështë i shkruar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”ante Franca, të punimit të lules origami, si lulja më e madhe në botë.  Nuk kam si të mos ndihem i lumtur që jam kryetar i një komune të cilën bota sot e njeh nëpërmjet veprës së znj. Arbnorë. Sot kemi organizuar ceremoni zyrtare të prezantimit të Certifikatës nga Libri “Guinness”, ku i kemi nderuar me mirënjohje ekipin mbështetës të znj.Arbnorë dhe profesorët e saj me të cilët ka realizuar këtë vepër botërore. Mbështetja jonë për idetë kreative nuk do të mungojë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …