Për kryetarin e komunës së Skenderajt është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës, nuk ka arritur ende të bëjë konservimin e kullave të Jasharajve. Nipi i komandantit Adem Jashari, Bekimi po thotë se këto kulla kanë mbetur nën mëshirën e fatit, meqë dita ditës priten të shemben. Kritika ka edhe për mos dokumentimin e krimeve dhe historisë së vendit, për çka tha se sot po përballet vendi me akuza te pabaza. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në seancën solemne të Kuvendit Komunal tha se nëntori është muaji më i ndritshëm dhe më i rëndësishëm i rilindjes kombëtare. Sipas tij, festa e 28 nëntorit shënon tri data thelbësore të historisë së lavdishme. Atë të festës sëFlamurit, 108 vjetori e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e 65-të e Komandantit tonë Legjendar Adem Jashari dhe Dalja Publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jashari tha se sot kujtohet sakrifica e popullit shqiptarë, vuajtjet por në të njëjtën kohë dhe krenaria dhe sukseset e arritura gjatë historisë në formësimin dhe zhvillimin e kombit.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …