Bekim Jashari ia dorëzon çelësat e shtëpisë familjes Ejupi nga Baksi

Familja pesë-anëtarësh e Bashkim Ejupit nga fshati Baks i Skenderajt është bërë me shtëpi të re para festave të fundvitit, falë iniciativës dhe mbështetjen financiare të deputetit Bekim Haxhiu, disa donatorëve dhe Komunës së Skenderaj. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe deputeti Bekim Haxhiu, ia dorëzuan kryefamiljarit çelësat e shtëpisë njëkatëshe. Deputeti i kësaj ane, Haxhiu, ka treguar se ndërtimi i shtëpisë për këtë familje në nevojë u bë me iniciativën e tij, të donatorëve si dhe Komuna e Skenderaj.

“Sot kam kënaqësinë që gjendem këtu në fshatin Baks pikërisht para shtëpisë së Bashkim Ejupit. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, si Komunë, por edhe si shqiptarë që jemi shumë humanë, të ndihmojmë njëri-tjetrin që të ndihen të gjithë mirë dhe komodë në Kosovën tonë të lirë”, tha kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …