leoni

Bekim Jashari: Jemi përherë krenarë për sakrificën e dëshmorëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore

Bekim Jashari: Jemi përherë krenarë më sakrificën e dëshmorëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për liri

Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, Ditës së Veteranit, kanë bërë sot homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, për t’i nderuar dëshmorët e rënë për liri. Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se përkujtojnë sakrificën e të gjithë dëshmorëve, e në veçanti të familjes Jashari në luftën e tyre për liri. “Homazhe për nder të përvjetorit të triumfit të familjes Jashari mbi sulmet serbe bëmë edhe në Kompleksin e dëshmorëve në Marinë, ku nderuam të rënët në altarin e lirisë. Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit. Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …