Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, vlerëson se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për vendin. Ai thotë që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik. “Si shtet, që nga paslufta s’kemi qenë në krizë më të thellë; qoftë ekonomike, qoftë politike, por edhe “vëllazërore” si popull shqiptar që jemi. Spektri politik, nuk janë të unifikuar. Shfrytëzoj rastin, si anëtar i familjes Jashari, t’i bëj ftesë liderëve politik, që të jenë më të matur, më të kujdesshëm në situatën që jemi, sepse nuk mendoj që zgjedhjet do të na zgjidhin problemin e postit të presidentit”, ka thënë ai. Për këtë, Jashari ka shprehur gatishmërinë e kësaj familje emblematike, që të kandidojë për kryetar të vendit nëse është e nevojshme.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …