Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka thënë se vetën në komunën që e drejton ai ende figurojnë 126 familjarë të zhdukur që nga koha e luftës. Jashari ka theksuar se asnjëherë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur. “Ku janë? Një pikëpyetje e madhe që nuk morri përgjigje ende, edhe pas 19 vitesh që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, se bashku me familjet e tyre, kujtojmë 126 familjarë të zhdukur të komunës së Skenderajt gjatë luftës, dhe të gjithë të zhdukurit tjerë të Kosovës. Kurrë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …