Bekim Jashari më 28 korrik e zyrtarizon kandidaturën e tij edhe për mandat për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari: Ky nuk është shteti për të cilin luftuan e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë

Vizita e drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq në Bajë të Skenderajt i banuar kryesisht më serbë ka ngjallë reagime të insitucioneve lokale. Për dhënien e lejes për këtë vizitë dhe mos koordinimin në mes nivelit qendror më atë lokal ka reaguar kryetari Skenderajt, Bekim Jashari i cili është anëtarë i familjes emblematike Jashari. Madje këto veprime ai i ka cilësuar si të pashembullta.

“Pas interesimit të medieve dhe qytetarëve, në lidhje me vizitën e zyrtarit serb, drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në manastirin e Bajës, në Skenderaj, njoftoj opinionin e gjerë publik që si Kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam qenë i njoftuar nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vizitë. Në lidhje me këtë vizitë është dashur që Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim të plotë me mua si Kryetar i Komunës së Skenderajt. Veprime të tilla fatkeqësisht japin shembull jo të mirë të qeverisjes dhe si të tilla nuk duhet të përsëriten.  Qytetarë të nderuar, ky nuk është shteti për të cilin luftuan e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë. Kjo nuk duhet të jetë mënyra e qeverisjes sonë demokratike dhe në shërbim të qytetarëve. Një kërkim falje nga ana ime për familjet e dëshmorëve e martirëve, viktimat civile të luftës dhe gjithë qytetarët e vendit, për këtë vizitë të pa dëshiruar e për të cilën shteti ynë nuk me njoftojë paraprakisht”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …