leoni

Bekim Jashari: Marsi është simbol i rezistencës dhe i atdhedashurisë që në mendje na sjell sakrificën e popullit për liri

Bekim Jashari: Marsi është simbol i rezistencës dhe i atdhedashurisë që në mendje na sjell sakrificën e popullit

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot në Kompleksin Memorial në Prekaz ka bërë nderime edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari më përfaqësues dhe bashkëpunëtorë komunal të komunës së Skenderajt dhe atyre të Drenasit. “Shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me komunën e Drenasit, e vazhduam me homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në nderim të të rënëve për Lirinë e vendit. Marsi është simbol i rezistencës dhe i atdhedashurisë, këto data na sjellin në mendje sakrificën e familjes Jashari dhe popullit tonë paqësor. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për Liri”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …