Në akademinë përkujtimore të organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emër të familjes Jashari të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuar Bekim Jashari, i cili tha se Epopeja e UÇK-së, na kujton historinë e lavdishme popullit tonë, luftën e shumë brezave që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Shtetin që krijuam fal tyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam e ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat që vinë të gjejnë perspektiven dhe të ardhmen e tyre në Kosovë. Është një breng që nga paslufta ikja e të rinjve tonë nga Kosova. Është betejë që nuk guxojmë ta humbim, është amanet nga të parët tanë që kjo tokë e mbushur me gjak të frymoj shqip, që të rinjtë tanë të rriten e edukohen në vendin e baballarëve të tyre, që pavarësisht përndjekjeve që kishin nga pushteti i egër i ish-Jugosllavisë nuk e braktisen asnjëherë tokën e të parëve tyre“, tha ai. Jashari shtoi se institucionet tona me mbështetjen e secilit nga ne ta ndalin ikjen e të rinjve përmes punësimit. “Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim assesi sot në tavolinë, andaj mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësisë sonë, është obligim i secilit nga ne. Kjo kërkon unifikim të gjithë spektrit politik dhe secilit nga ne sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë, ashtu siç e fituam dje”, tha mes tjerash, Bekim Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …