leoni

Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Bekim Jashari: Nuk kam pasur asnjë njoftim nga institucionet për vizitën e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaron se  nuk ka pasur asnjë njoftim nga institucionet vendase për vizitën e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë. Me rastin e një urimi  në ditëlindjen e 16-të të djalit të tij, Hamzës, që mban emrin e gjyshit, ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë për lejimin e Vuçiqit në Kosovë, duke e vlerësuar si një gabim shumë të rëndë. Të nderuar miq, sot në ditëlindjen e 16-të të Hamzës së ri dhe një javë pas protestës në Drenicë, them se ata që kanë dhënë leje për Vuçiqin, pa e respektuar vullnetin e qytetarëve të Drenicës kanë gabuar rëndë.  Qytetarët e Drenicës më kanë zgjedhur mua për kryetar dhe unë do të jem me ta çdo herë, nuk do të pranojë as injorimin dhe nënshtrimin e qytetarëve të Drenicës dhe as të institucionit që unë e udhëheq. Unë nuk kam pasur asnjë njoftim nga institucionet tona për vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë, që është pjesë e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …