Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se pasi tani janë zgjedhur të tri pozitat udhëheqëse të shtetit tonë, duhet të ketë angazhim maksimal për t’i shërbyer vendit e shoqërisë sonë, në rrugën tonë të zhvillimit e integrimit. Ai thekson më tej se zgjedhja e kryeministrit, kryekuvendarit dhe kryetarit të vendit, pa pasur nevojë për koalicione të partive politike, koncentrimi i pushtetit tek një parti politike, krijon mundësi absolute për të zbatuar programin qeverisës të partisë fituese dhe kështu nuk ka asnjë mundësi që dështimet eventuale t’i mveshen të tjerëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …