Bekim Jashari përkujton 24 vjetorin e Triumfit të Dytë të familjes Jashari

Djali i Heroit të kombit, Hamëz Jashari, zotëri Bekim Jashari, së bashku me U.d Kryetarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, kryetarin e OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, invalid e veteran të UÇK-së, asambleistë të listës së pavarur, bashkëpunëtorë e qytetarë, në shënim të 24 vjetorit të triumfit të dytë të familjes Jashari kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast Bekim Jashari para të pranishmëve tha:
24 vite me parë, në mëngjesin e 22 janarit, pushtuesi serb në menyrë tinëzare ia mësyu edhe një herë familjes Jashari, me qëllim të arrestimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamëzes dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Rezistencën e bëri gjyshi me djemtë e ri të familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar.
Babushi Hamëza nga shtëpia bashkë me gratë, vajzat dhe femijët tjerë, ku pas 45 minuta luftimesh, arritën që të zbrapsnin pushtuesin serb duke lënë të plagosur shumë polic serb,
Përveq dëmeve të shumta materiale, duke ndihmuar babushin Hamëzen, mbetën të plagosura Selvetja dhe Iliriana.
Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi.
Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur beteja të radhës.

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë që sot po e gëzojmë, tha në fjalimin e tij Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …