leoni

Bekim Jashari: Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli

Bekim Jashari: Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli

Zyrtarë të komunës se Skenderajt të prirë nënkryetari, Nuredin Lushtaku, përfaqësues të OVL-UÇK-së  dhe familjarë të dëshmorëve të kombit ka bërë sot nderime në Kompleksin Memorial në Marinë në nderim të dëshmorëve të kombit Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli. Kryerati Jashari ka thënë se do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj heronjve tanë dhe veprave të tyre të mëdha. “Përjetësisht mirënjohës ndaj heronjve tanë dhe veprave të tyre të mëdha, që me sakrificën sublime na mundësuan të jetojnë të lirë e të pavarur përgjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli, në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …