leoni

Bekim Jashari: Rënia e shumë dëshmorëve dhe martirëve është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë

Bekim Jashari: Rënia e shumë dëshmorëve dhe martirëve është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunal, asamblistë e qytetarë, ka homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve e martirëve të rënë 22 vite me parë, në lagjet 1 dhe 2 të Skenderajt. “Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, me 20 mars 1999 kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa qytetarë duke përfshirë edhe të lagjes 3, i kishin arrestuar. Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …