Bekim Jashari: Rezalla, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës çlirimtare

Bekim Jashari: Rezalla dhe masakrat tjera që agresori serb bëri ndaj shqiptarëve i dhanë drejtim të ri luftës çlirimtare

Kryetari i Skenderajt, Bekim jashari përmes një postimi në rrjetin social ka kujtuar dëshmorët e martirët e rënë në masakrën e Rezallës 21 vite më parë. Ai ka thënë se Rezalla dhe vendet e tjera ku shteti serb bëri masakra e krime i dha drejtim të ri luftës sonë çlirimtare. “Sot, në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë kujtojmë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë. Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane. E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm. Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dijnë për fatin e më të dashurve të tyre. Kjo është më e pakta që duhet dhe mund të bëjmë për dëshmorët e martirët tonë, që eshtrat e tyre të pushojnë në atdheun e tyre që aq shumë e deshën e për të cilin dhanë edhe jetën. Do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …