Jashari: Është momenti që të jemi si shqiptarë të unifikuar për ta përmbyllur dialogun me okupatorin shekullor

Bekim Jashari: Të tillët e sojit të Nexhmedin Spahiut mund të kenë të dhëna të tjera, por jo fakte për Adem Jashari

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari, ka demantuar  pretendimet e gazetarit, Nexhmedin Spahiu i cili, duke u mbështetur në burimet serbe, apo burime të tjera paska zbuluar se Adem Jashari nuk ka lindur më 28 nëntor por me 10 tetor 1955. Bekim Jashari, nipi i Adem Jasharit ka publikuar  një certifikatë nga koha e UNMIK-ut, ku shënohej datëlindja e Adem Jasharit. Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush ka thënë, Bekim Jashari duke saktësuar se  Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjes Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjes dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë. Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka. Të tillët e sojit të Nexhmedin Spahiut mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qëllime të rrezikshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …