Serbët në veri janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës

Bekim Qollaku: Vendimi i Qeverisë për targat serbe është për t’i kënaqur militantët dhe për t i shpërfillur amerikanët

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit,  gjatë kohës sa ishte kryetari i vendit, z. Bekim Qollaku ka thënë se vendimi i Qeverisë për targat është “për t’i kënaqur militantët. Ky vendim Qeverisë Kurti është duke i prishur raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Deklaratat që kanë ardhë nga Departamenti i Shtetit janë shumë të qarta”, ka thënë Çollaku duke iu referuar deklaratës se zyrtarët e lartë të shtetit janë  të zhgënjyer me Qeverinë Kurti për mos shtyrjen e vendimit për targat për 10 muaj. Arsyeja pse nuk është zbatuar deri më tash marrëveshja e Brukselit për targat është që të mos krijohen tensione e të ruhen raportet me aleatat. Qeveria e Albin Kurtit ka vendosur që vendimin për targat ta zbatojë gradualisht dhe nga 21 prilli fillon faza e fundit ku në rast se targat nuk konvertohen në RKS atëherë veturat do të konfiskohen.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 …