Zëvendës-kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, tha se Agjencia Turke e Inteligjencës deri më sot ka arrestuar dhe ka sjellë në Turqi 80 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO nga 18 shtete të ndryshme ndërsa e cilësoi si sukses të madh operacionin në Kosovë gjatë të cilit u ekstraduan gjashtë pjesëtarë të lartë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton “Zëri.info”. Në kuadër të operacioneve jashtë vendit, MIT i ka shkaktuar goditje të madhe FETO-s. Ajo që ndodhi në Kosovë ishte një sukses i madh, tha Bozdag, ndërsa foli edhe në lidhje me pastrimin e Afrinit nga terroristët në kuadër të operacionit antiterrorist “Dega e Ullirit”. “Ashtu siç u pastrua Afrini nga organizatat terroriste tani edhe Tel Rifati do të pastrohet. Edhe atje kemi ardhur drejt fundit”, deklaroi Bozdag. Nuk do të lejojmë ndryshim të bazuar në sektarianizëm në Siri. Kjo është tejet e rëndësishme dhe tregon se të dy shtetet kanë përvetësuar argumentin e mbrojtur deri më sot nga Turqia”.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …