leoni

Belgjika ka mundësi t' i japë azil politik kryetarit të Katalunjës, Carles Puigdemont

Belgjika ka mundësi t’ i japë azil politik kryetarit të Katalunjës, Carles Puigdemont

Ministri belg i Migracionit, Theo Francken ka deklaruar se Dhënia e azilit politik për liderin katalunjas, Carles Puigdemont në Belgjikë nuk do të ishte joreal po qe se ai do ta kërkonte. Kjo nuk do të ishte jo realiste, po qe se e vëreni situatën. Ata tashmë po flasin për dënimin me burg”, ka thënë Francken për televizionin belg VTM. Francken, anëtar i partisë flamane ultra nacionaliste NVA ka theksuar se çështje është sa do të i drejtë gjykimi i Puigdemontit. Marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës e Spanjës janë ftohur për shkak të situatës së ngjashme në vitet e ’90 –ta e 2000 kur Belgjika refuzoi të ekstradonte një çift spanjoll për gjoja lidhjet e tij me grupin militant bask ETA.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …