Nga gjithësej 1370 të kontraktuar nga Drejtoria e Shërbimeve publike e komunës së Prishtinës, 366 kontinjer të rinjë, prodhim gjerman, u nisën të shtunën drejt Kryeqytetit dhe brenda disa ditëve do shpërndahen në lokacionet e grumbullimit të mbeturinave, për të vazhduar javët në vazhdim me përmbylljen e komplet projektit.
Ne po bëjmë punën tonë! ka shkruar ndër të tjera në rrjetin e tij social, facebook, Drejtori i Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, z. Bekim Brestovci.