Lakmi Urrjtje Smira

Ben Blushi kërkon zgjedhje të moderuar, serbe, greke apo frënge por jo “alla shqiptarçe”

Deputeti shkizmatik  i Partisë Socialiste, Ben Blushi, i cili në përpjekjet e tij për ta shantazhuar Partinë socialiste dështoi me turp, tani i është kthyer gjuhës së kishës serbe e greke, për t’i quajtur shqiptarët që votuan por Edvin Ramës, “alla shqiptarë, anadollakë” sepse nuk ia dhanë besimin, për të cilin ai me rradaken e tij dhe ngjashmërinë mbase rastësore fizike me Milosheviqin, mendon se duhej të kishte. Andaj ai e quan qesharak referendumin e mbajtur, por jo veten e tij që ka fituar një dyzinë nga qindra mijëra votues, duke e konsideruar një “votim alla shqiptarçe”. Sipas tij pjesëmarrja në Referendum ishte e ulët.  Ai theksoi edhe një herë se qëllimi i referendumit ishte t’i hiqet atij të drejtën e kandidimit për kreun e PS-së. Ben Blushi është i njohur për qëndrimin e tij pro grek dhe pro serb, dhe qëndrimin racist  kundër shqiptarëve me besim islam. Pretendimet e tij për ndryshim në Partinë socialiste i ka bazuar  në imagjinatën fiktive-krijuese të njeriut që mendon se bota sillet rreth tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …