Bën bujë në mediat turke, vizita e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në disa nga qytetet e Republikës së Turqisë

Këto ditë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu po zhvillon vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, me ç’rast do të vizitoj disa nga qytetet, për t’u takuar me homologët e tij, drejtues institucionesh publike, përfaqësues e drejtues të shoqatave afariste e odave ekonomike si dhe drejtues e përfaqësues të shoqatave të bashkëatdhetarëve tanë në Turqi.

Vizita e Kryetarit Aliu në Turqi, ka zgjuar interesim të madh të medieve turke për të përcjellë këtë ngjarje. Janë mediet si “Denge”, “Arena Gazete”, “Gerçek”, “Halk”, “Samsun”, “Yenigun” e të tjera të cilat kanë mbuluar këtë vizitë zyrtare të Kryetarit Aliu, me ç’rast ky i fundit takoi drejtues të Odës Ekonomike të Rajonit të Samsunit, Kryetarin e Komunës Bafra e drejtues dhe përfaqësues tjerë institucional që janë pjesë e paraparë e agjendës së kësaj vizite.

Kjo vizitë po realizohet me qëllim krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit ekonomik e kulturor mes qytetit tonë dhe qyteteve respektive në Republikën e Turqisë, bashkëpunim që do të sjellë në të ardhmen e afërt rezultate konkrete reciproke.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …