Avokat i Kadi Veselit, Ben Emerson ka folur rreth akuzës për përgjegjësi komanduese që Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale është duke pretenduar në aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së. Ai ka rikujtuar prokurorit, Alan Taiger se sa ishte edhe ai vet prokuror në Gjykatës së Hagës, aty nuk kishte akuzë për përgjegjësinë komanduese kundër Ramush Haradinajt. Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte arritur asnjëherë formësimin e saj si një organizatë ushtarake, sikur po e prezanton Prokuroria. Gjatë fjalës së tij, Emmerson ka thënë se deri në fillimin e bombardimeve të NATO-s, gjë që e kishte ndryshuar tërësisht situatën në Kosovë, UÇK-ja kishte kaluar nëpër faza të ndryshme të organizimit. Zinxhiri komandues ka qenë tejet i vështirë në kushte dhe rrethana në të cilat ka vepruar dhe ka luftuar UÇK-ja, saktësoi Ben Emmerson.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …