Ben Emerson

Ben Emmerson, drejton akuza kundër Prokurorisë së Gjykatës Speciale lidhur me protokollin e propozuar për dëshmitarët

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka bërë akuza të rënd kundër Prokurorisë së Gjykatës Speciale në lidhje me protokollin e propozuar nga kjo zyrë për kontaktet me dëshmitarët. Pretendimet e Zyrës për ndërhyrje të mundshme të mbrojtjes te dëshmitarët janë qesharake dhe fyese. Nuk përputhen fare me rregullat dhe dua ta trajtoj sepse është koment serioz. Ju duhet ta shikoni mënyrën se si paraqitet çështja te prezumimi i pafajësisë. Çështja kryesore është proporcionaliteti i kësaj që propozohet. Prokurori tha që nuk e dinte nëse e kishte të drejtën t’i përfaqësonte viktimat. Ai nuk e ka këtë të drejtë. Siç thotë prokuroria se për çfarë është ky protokoll dhe cila është metodologjia? Çështjet e ngritura nga mbrojtja kundër prokurorisë lidhen me deklarata jo të sakta lidhur me kohëzgjatjen e procedurave për periudhën paraprake dhe shanset e lirimit paraprak. Prokuroria e ka keqorientuar gjykatën në shumë mënyra. Ajo ka orkestruar takimin e ambasadorëve evropianë në lidhje me të akuzuarit. Kemi pasur zhvillime të tmerrshme sa i përket sjelljes së prokurorisë,  ka thënë avokati, Ben Emmerson.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Abstenimi në votimin për kryetaren e kuvendit është e drejta ime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ofroi shpjegim të detajuar për vendimin e tij …