Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës po akuzohet vetëm për faktin se ka qenë pjesë e udhëheqjes së UÇK-së. Ai ka saktësuar se Zyra e Prokurorit është duke e ngarkuar Kadri Veselin me akuza, duke i dhënë atij përgjegjësi për çdo person që ka veshur uniformën e UÇK-së, pavarësisht kohës. Sikur është thënë edhe në dosjen paraprake të Prokurorisë sa i takon akuzës kundër klientit tim, ajo është drejtuar vetëm për faktin se ai ka qenë pjesë drejtuese e UÇK-së. Prokuroria Speciale pretendon se ai duhet të jetë përgjegjës për çdo person që ka pasur veshur uniformën e UÇK-së, në çdo kohë. Avokati Emmerson, ka saktësuar se Zyra e Prokurorit është duke e akuzuar të gjithë UÇK-në si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” dhe jo vetëm të akuzuarit aktualë ” ka thënë ai në seancën gjyqësore të Gjykatës Speciale, që po mbahet në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …