Në një dokument të publikuar nga avokati i Kadri Veselit, z Ben Emmerson thuhet se duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuarit të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103 të Kushtetutës së Kosovës. Mbrojtja e ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka ankimuar në Dhomën e Apelit të Gjykatës Speciale një vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake që lidhej me shkelje kushtetuese, konkretisht e drejta e barazisë para ligjit dhe garancia kundër gjykatave të jashtëzakonshme. Duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuar të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103(7) të Kushtetutës së Kosovës. Ekipi i avokatëve, i udhëhequr nga Ben Emmerson, ka konstatuar se Dhomat e Specializuara po zbatojnë një ligj material të ndryshëm nga gjykatat e tjera të Kosovës, në shkelje të parimit të barazisë para ligjit dhe mbrojtjes kundër diskriminimit, duke e kthyer de facto Gjykatën Speciale, në gjykate të jashtëzakonshme.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …