Ben Emmerson: Kadri Veseli më ka kërkuar që ta bëj të qartë, publikisht, se ai nuk ka asnjë pretendim kundër dëshmitarit, Sadik Halitjaha

Avokati,  Ben Emmerson, sot në Gjykatën Speciale, në Hagë,  deklaroi  se Kadri Veseli i ka kërkuar që ta bëjë  të qartë publikisht se nuk ka  asnjë pretendim kundër dëshmitarit, Sadik Halitjaha. Zoti Veseli me ka kërkuar që ta bëjë shumë të qartë publikisht, që ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim fare kundër këtij dëshmitari,  për çështje të cilat ne i përmendem dje. Pasi i kam parë shënimet e mia, me lejoni të iu them se nuk kam pyetje të tjera për këtë dëshmitar, tha Emmerson. Ndërkohë  pyetjet për Sadik Halitjahën  i ka parashtruar  mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit, Gregory Kiohe. Dje, dëshmitari Sadik Halitjaha tha se me porosinë e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson e ka quajtur të shantazhuar.  Dua t’ i  drejtohem kryetarit të  gjykatës e jo avokatit se ajo për mua ishte një thikë pas shpine, ai duhet ta sqarojë drejt dhe të jetë fer,  jo me  goditje poshtë brezit. Po të jetë ashtu le ta tregojë se ku është urdhri, ku e ka parë, ku e ka dëgjuar dhe ku e ka  atë kopje të urdhrit të tillë, ka pyetur Sadik  Halitjaha. Nuk ka forcë në këtë botë që me shantazhon, mund të me vrasin dhe të më burgosin, por jo të me ligin dhe më shantazhojnë, le ta harrojë avokati  Emmerson dhe Kadri Veseli që e ka porosit për të thënë ashtu, ka sqaruar dhe ka saktësuar, Sadik Halitjaha, gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …