Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se pretendimet e Zyrës së Prokurorisë së Gjykatës Speciale, se Policia e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar lirimin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, janë vetëm shpifje kundër Policisë së Kosovës. Emmerson ka hedhur akuza të ashpra kundër Prokurorisë duke thënë se ajo përveç se po shpif ndaj Policisë së Kosovës, po e akuzon atë edhe për bashkëpunim me mbrojtjen, gjë që sipas tij përbën një sulm të jashtëzakonshëm kundër Policisë. Ai pretendon se gjoja Kosova ende nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme dhe se dështimet e vazhdueshme të Kosovës tregojnë një paaftësi të thjeshtë për të zbatuar masa të mjaftueshme. Zyra e Prokurorit vë në pikëpyetje sinqeritetin e Policisë në përgjigjet e saj për rreziqet dhe masat e nevojshme, e lëre më aftësinë e saj për të ekzekutuar masa të tilla. Ajo akuzon në mënyrë të paragjykuar policinë për bashkëpunim me mbrojtjen dhe ky është një sulm i jashtëzakonshëm i Prokurorisë ndaj forcave policore, ka thënë mes tjerash, avokati Emmerson në parashtresat e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …