Gjenerallejtënant Ben Hodges, komandant i Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, sot vizitoi Ministrinë dhe FSK-në. Në një konferencë për medie, Hodges, tha se është e rëndësishme që transformimin e FSK-së ta mbështesë Kuvendi , ndërsa mbikëqyrja civile e FSK është një prej gjërave esenciale. Ajo çfarë kam parë këtu është shumë mbresëlënëse. Ne do të vazhdojmë të gjejmë mënyra për përkrahjen e FSK-së. Po ashtu jam i gëzuar me planin e FSK-së për vitin e ardhshëm dhe do të bëjmë gjithçka që ambasadori Delawie kërkon nga ne, ka thënë komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges, pas takimit me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. E njoftova gjeneralin për proceset ku jemi, ndërsa ai e rikonfirmoi mbështetjen që kemi nga ushtria amerikane, tha komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Po ashtu, siç u shpreh ai, në këtë takim u zotuam për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të ardhmen.
Komandant i Komandës së Ushtrisë së SHBA-së për Evropë Ben Hodges,ka vizituar sot FSK-në, ku nga komandanti i FSK-së Rrahman Rama është njoftuar për proceset dhe punën që është duke bërë kjo forcë. Hodges ka lavdëruar punën e ushtrisë dhe FSK-së dhe udhëheqjes së tyre duke thënë se të rinjtë në FSK kanë zgjedhur që t’i shërbejnë vendit për një të ardhme më të ndritur. “Këta janë djemtë dhe vajzat të cilët kanë pasur zgjidhje të ndryshme por kanë vendosur që t’i shërbejnë FSK-së dhe kur kam takuar këta unë kam optimizëm për të ardhmen e Kosovës. Në SHBA ushtria është ajo që i sjell individët së bashku dhe punojnë me talentin e tyre, dhe këtu çka pashë është që talenti i këtyre djemve e vajzave dhe FSK do të zhvillojë shtetin e Kosovësë, tha Hodges.