Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Nëse plani franko-gjerman do zbatohej, do të kishte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka vlerësuar se nëse do të zbatohej plani franko-gjerman, do të kishte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq u pajtuan për këtë plan, të dy refuzuan ta nënshkruajnë atë. “Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit. Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej” ka shkruar më tutje eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …