Sot në hollin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, para punonjësve të MFSK-së, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bendi muzikor i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane për Evropë së bashku me Orkestrën frymore të FSK-së, ekzekutuan muzikë të larmishme. Për të përcjellë shfaqjen ishin të pranishëm zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, dr. Shkëlzen Sylaj si dhe stafi Ministrisë dhe FSK-së. Me këtë rast, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë falënderuar Bendin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë, për paraqitjen e shkëlqyeshme, në vigjilje të një ngjarje të rëndësishme në Kosovë siç është shënimi i përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës. Bendi nga SHBA-të dhe ai i FSK-së u përcollën me duartrokitje për paraqitjen e shkëlqyeshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …