Emërimi i një të dërguari special për Ballkanin Përendimor nga SHBA-të, dëshmon seriozitetin e madh të diplomacisë amerikane për Kosovën. Kështu po konstaton, ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Benjamin Hodges. Sipas tij, emërimi i Matthew Palmer në këtë pozitë është i rëndësishëm për dy arsye; për seriozitetin e marrëdhënieve të SHBA-ve me Kosovën, dhe zgjidhjen për fundimtare të çështjes së Kosovës. “Emërimi i Palmerit është i rëndësishëm për dy arsye. Së pari, është dëshmi e seriozitetit të marrëdhënies së Amerikës me rajonin. Kur Shtetet e Bashkuara dërgojnë një të dërguar special, është një mesazh për të gjitha palët që ne kujdesemi të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjes”, ka thënë Hodges. Sipas tij, cilësitë e Palmer bëjnë të besojnë se ai është këtu për një arsye, dhe jo vetëm sa për të përmbushur pozitën e vetë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …