Israel Palestinians Netanyahu Blame Game

Benjamin Netanyahu: Pavarësisht presioneve nuk i pranojmë kërkesat e Hamasit për armëpushim e shkëmbim pengjesh

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Tel Avivi nuk do të pajtohej me kërkesat e Hamasit për një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh, si dhe ka kërcënuar se Izraeli do të nisë një ofensivë ushtarake në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu. Është e qartë se nuk do të pajtohemi me to. Nëse Hamasi heq dorë nga këto kërkesa, ne mund të ecim përpara. Izraeli ka fuqi të mjaftueshme për të shkatërruar fuqinë e Hamasit në Gaza. Kryetari i byrosë politike të Hamasit, Ismail Hanijeh, theksoi se“rezistenca nuk do të pranojë asgjë më pak se një ndërprerje të plotë të agresionit, tërheqjen e ushtrisë okupuese nga Rripi i Gazës, garantimin e strehimit të sigurt dhe të përshtatshëm për të zhvendosurit nga krimet e okupimit, kthimit të të zhvendosurve, veçanërisht në pjesën veriore të Rripit të Gazës, fundin e politikës barbare të urisë, si dhe një angazhim për rindërtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …